Ora News – TEC-i i Maliqit, PD denoncon projektin: Do të shkatërrojë mjedisin

2016-11-23 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga Korça ku u takua me intelektualë dhe qytetarë, Kreu i departamentit për çështje të mjedisit në PD Jamarbër Malltezi, denoncoi një projekt të qeverisë për ndërtimin e një TEC-it në Maliq. Malltezi tha se projekti nuk është konsultuar me qytetarët. Sipas tij ndërtimi i TEC-it në fushën e Maliqit përkthehet në shkatërrim mjedisor për zonën, humbjen e dhjetëra ha tokë bujqësore, dhe emetim të tonelatave mbetje të rrezikshme.
Drejtuesi i Departamentit te Mjedisit në PD Jamarbër Malltezi, denoncoi nga Korça, një projekt të qeverisë për ndërtimin e një Teci në fushën e Maliqit, për të cilin tha se nuk janë pyetur qytetarët.
Malltezi tha se qeveria e ka çuar projektligjin në kuvend për shqyrtim, ndërkohë që nuk ka një impiant të përpunimit të mbetjeve të rrezikshme që do çlirohen nga TEC-it. Ai renditi disa pika që sipas tij do e shkatërronin të mbjellat bujqësore.
Malltezi: ?Së pari humbja e tokës së bukës, së dyti emetimi i gazrave të rrezikshëm ndotës, së treti rreziku i produkteve bujqësore të të gjithë zones së fushës së Korçës, që është fusha më e begatë. Janë të paktën 50 mln tonë hi që është gjithashtu mbetje e rrezikshme, që duhet trajtuar, ndërkohë Shqipëria nuk ka impiant për përpunimin e mbetjeve të rrezikshme?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tec-i-i-maliqit-pd-denoncon-projektin-do-te-shkaterroje-mjedisin/

Free Traffic Exchange