Report TV - Lirohet organizuesi i protestës në Mbrostar, mbështetësit para gjykatës

2016-11-23 4

Gjykata e Fierit ka liruar Zylyftar Delibashin, i cili u ndalua nga policia për tubim të paligjshëm gjatë protestës së organizuar kundër ndërtimit të impiantit të mbetjeve në Mbrostar. Dhjetëra banorë të Mbrostarit ishin grumbulluar para dyerve të gjykatës ne mbështetje të 65-vjecarit para gjykatës. Banorët thonë se janë të vendosur që të vazhdojnë protestat dhe nuk do të lejojnë ndërtimin e Landfillit në zonën e tyre.