DURRËS- Takimi ?Rinia në Fokus? ka bërë bashkë në një bashkëbisedim sensibilizues nxënës të gjimnazeve të Durrësit, të dënuarit që vuajnë në burgun e qytetit bregdetar dhe Ministrinë e Drejtësisë. Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani bën të ditur se institucioni që drejton është duke punuar për një amnisti, por që nuk ka ende shifra zyrtare. Ai deklaroi se ende nuk ka një draft konkret për personat që do të jenë përfitues, por nga amnistia do të përfitojnë disa kategori, si përdoruesit e drogës, gratë dhe të miturit.