Sot në orën 16:00 pasdite do të mblidhet Byroja e Kuvendit në drejtimin e n/ kryetares Valentina Leskaj pas letrës së dërguar nga Komisioni i Sigurisë për masë ndaj deputetit të PD, Flamur Noka për incidentin me ministrin Tahiri.
Mbledhja do të drejtohet nga Leskaj, pasi Ilir Meta ndodhet në një vizitë zyrtare në Gjermani.