Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shoqata e Konsujve të Nderit organizoi sot në mesditë tryezën e rrumbullakët me temë ?Nxitja e turizmit dhe e Kulturës si Katalizatorë të Zhvillimit Ekonomik ? Roli i konsujve të Nderit?.
Në fjalën e tij kreu i kësaj shoqate, zoti Ylli Ndroqi vuri theksin në investimet në turizëm dhe kulturë si dy gjeneratorët më të fuqishëm për të çuar përpara ekonominë shqiptare por edhe si disa nga fushat kryesore ku konsujt e nderit kanë një rol kyç për të qëndruar urë lidhëse mes kombeve dhe për të zhvilluar më tej edhe diplomacinë ekonomike.
z. Ylli Ndroqi: Në rolin tonë si konsuj nderi ne përfaqësojmë vende nga të cilat vijnë eksperienca të jashtëzakonshme të investimit në kulturë e turizëm, në turizëm kulturor, në trashëgiminë kulturore.
Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për tu zhvilluar në mënyrën e duhur edhe në fushën e turizmit, kulturës dhe për të sjellë kombinimin e duhur mes tyre.
Strategjitë dhe investimet serioze nga ana e shtetit shqiptar në këto dy fusha janë katalizatorë të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik, që është shumë i nevojshëm për vendin tonë.
Gjithashtu është bashkëpunimi i strukturave shtetërore me ato private, me konsujt e nderit me komunitetin, janë baza e një suksesi drejt të cilit Shqipëria ka të gjithë potencialin të ecë përpara.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tryeze-per-nxitjen-e-turizmit-dhe-kultures-konsujt-e-nderit-nxisin-investimet/