http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbledhja e Komisionit te Jashtëm, ku ishte parashikuar te diskutohej buxheti per vitin 2017, degjeneroi ne sharje e fyerje. Opozitari Kastriot Islami, tha se u ndje i ofenduar nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Deklaratat e Islamit, ministri Bushati i cilësoi si aspak etike dhe që duheshin ndëshkuar. Pas këtij momenti, mbledhja vijoi relativisht qetë. Nuk munguan akuzat nga opozita, sipas të cilës qeveria shqiptare ka acaruar marrëdhëniet me Kosovës, Greqinë, dhe vendet e tjera fqinje. Sulme të cilat morrin përgjigje nga ministrit Bushati. Por, përplasja verbale, madje me tone të larta u rikthye në Komision mes deputetëve të opozitës dhe ministrit Bushati. Pas përfundimit të mbledhjes, palët akuzuan njëra-tjetrën për mungesë respekti dhe tejkalim të përgjegjësive si ligjvënës.