Ora News – Si po transformohet stadiumi “Qemal Stafa”

2016-11-23 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndërtimi i stadiumit ?Arena Kombëtare? në kryeqytet po vijon me ritme të shpejta. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet që në fund të 18 muajve do t?i japin kryeqytetit stadiumin e ri, i cili do t?i shërbejë jo vetëm skuadrës sonë Kombëtare, por edhe si qendër multifunksionale për qytetarët, shërbime dhe argëtim gjatë gjithë ditëve të javës.
Kryebashkiaku Erion Veliaj në faqen e tij zyrtare në Facebook ka postuar një video ku tregohet ecuria e deritanishme e punimeve në stadiumin Qemal Stafa.
Ndërkohë gjatë inspektimit të punimve Veliaj tha se Stadiumi do të rigjallërojë jetën e kryeqytetit; është një ndër punëdhënësit kryesorë në Tiranë.
?Jam shumë entuziast sot që jemi në kantierin më të bukur në Tiranë. Tirana vërtet ka 100 kantiere, por ky ndoshta është më i bukuri për disa arsye: Së pari, sepse është në mes të qytetit për të rigjallëruar qytetin. Kemi bërë disa projekte, kemi ndërhyrë te liqeni, te sheshi ?Nënë Tereza?, por besoj që në fund të 18 muajve, kur stadiumi të ketë mbaruar, do të kemi jo vetëm një stadium spektakolar, por një hapësirë publike me 4 sheshe, mbi 300 vende parkimi dhe sigurisht, standardet më të larta që kërkohen sot në lojën e bukur të futbollit?, tha Veliaj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/transformimi-i-stadiumit-qemal-stafa-ne-47-sekonda/