Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tregjet e gjësë së gjallë kërcënojnë sigurinë e jetës së qytetarëve. Kështu u shpreh Kryeministri Rama në prag të festave të fundvitit duke i kërkuar 61 kryetarëve të bashkisë bllokimin e tregëtimit të kafshëve pa certifikatën e veterinerit. Ndërsa ministri Bujqësisë, Edmond Panariti paralajmëron vendin për rrezikun e prekjes nga gripi i shpendëve.
Në prag të festave të fundvitit dhe në kohën kur në vend është përhapur sëmundja e gjedhit e rrezikohemi nga gripi shpendëve, kryeminsitri Edi Rama shprehet se tregjet e gjësë së gjallë kërcënojnë sigurinë e jetës së qytetarëve.
Edi Rama: Ju lutem ta merrni si një alarm për të ndaluar që ky aktivitet skandalos të vijojë si kërcënimin e jetës nuk ju duhet mbështetje tjetër përvç mbështetjes që do ta gjeni në zemrën dhe mendjen tuaj. Duhet vendosmëri që të përballeni më këtë informalitet ekstrem. Nga data 1 dhjetor të gjitha kafshët që shkojnë në treg të jenë të shoqëruara me certifikatën veterinare, përndryshe do të sekuestrohen.
Ndërkohë Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka paralajmëruar se vendi rrezikohet nga gripi i shpendëve tashmë i përhapur në rajon.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tregu-i-kafsheve-rama-nga-1-dhjetori-sekuestro-bagetive-pa-certifikata/