Fund tregjeve kaotike të bagëtive - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjeja e gjalle nuk do te shitet me ne tregje të palicensuara. Vendimi është marre nga kryeministri Edi Rama ne një takim me ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti dhe me kryetaret e të gjitha bashkive ne vend. Duke analizuar situatën e tregtimit, Rama ka akuzuar kryetarët e bashkive si përgjegjësit kryesorë për gjendjen e renduar. Rama tha se me lejen e tyre, tregjet informale janë ende në funksion. Shitja ne tregjet aktuale behet ne kushte alarmante, pa asnjë standard sigurie. Edhe shërbimi veterinar ne rrethe, sipas Rames, është i pa informuar për kompetencat dhe detyrat qe ka. Kryetaret e bashkisë u porositen të jene me të vëmendshëm për te bllokuar te gjitha tregjet që kercenojne shëndetin e qytetarëve.