Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet që në fund të 18 muajve do t?i japin kryeqytetit stadiumin e ri, i cili do t?i shërbejë jo vetëm skuadrës sonë Kombëtare, por edhe si qendër multifunksionale për qytetarët, shërbime dhe argëtim gjatë gjithë ditëve të javës.
Kryebashkiaku Veliaj theksoi se ndërtimi i stadiumit, jo vetëm do të rigjallërojë jetën e kryeqytetit, por do të garantojë edhe 4 sheshe të reja dhe 300 vende parkimi.