Report TV - Lu: Shqipëria ka zëra kurajozë kundër dhunës ndaj gruas

2016-11-23 1

Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu nga forumi për barazinë dhe kundër dhunës ndaj gruas deklaroi se Shqipëria ka zëra kurajozë kundër këtij fenomeni.

"Dhuna në familje diçka që ndodh rreth e rrotull nesh. Në botë të paktën një nga tre gra është rrahur apo abuzuar në mënyrë të ndryshme.

Më shpesh abuzuesi është një anëtar i familjes. Të ndalosh dhunën në familje është një përgjegjësi nga të gjithë ne.

Pa arsimimin dhe përfshirjen e burrave nuk do të përparojmë në këtë drejtim.

Një nga mënyrat që të rinjtë mund të mësojnë është të respektojnë njëri tjetrin.

Prindërit dhe mësuesit duhet t'u mësojnë të rinjve se cfarë është respekti.

Shqipëria ka zërat e saj kurajozë. Falenderoj Erjona Rusin për video-mesazhin kundër dhunës" deklaroi ambasadori i SHBA.