FIER-Detaje të reja zbulohen çdo orë nga momenti kur u ekzekutua në pritë Nelgert Pata, 34 vjeç.
Ari Alinani, drejtuesi i mjetit që mbeti i plagosur në atentatin ku u ekzekutua Nelgert Pata, ka shkuar vetë në këmbë drejt spitalit rajonal të Fierit. Mësohet se 39-vjeçari është gjetur i plagosur nga mjekët në hyrje të spitalit, ku ishte drejtuar për të mjekuar plagët e marra.
Ai ka ecur për rreth 400 metra në këmbë nga vendi ku ndodhi atentati deri në spitalin e Fierit.
Ndërkohë mësohet se sot Alinari ka dalë nga spitali i Fierit ku për 3 ditë mori mjekim për plagët që kishte në trup dhe është dërguar në komisariat. Ari Alinari kërkoi të flasë në praninë e një avokati.