Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Turgut Ozal ka nisur festimet për 28-29 Nëntorin.
Nën një atmosferë mes simboleve kombëtare, kërcimesh, këngësh e poezive nxënësit dhuruan një spektakël për gjithë të pranishmit.
Aktiviteti festiv për festën e pavarësisë është kthyer tashmë në një traditë të përvitshme në kolegjin ?Turgut Ozal? ku janë nxënësit ata që shpalosin aftësitë e tyre artistike.
Për t?i dhënë edhe më shumë ngjyra festës nxënësit mbanin veshur kostume popullore nga të gjitha trevat shqiptare.
Ky aktivitet si dhe një video me ngjyrat kombëtare shqiptare në ambientet e këtij kolegji ishin përmbyllja e veprimtarive dymujore gjatë të cilave u zhvilluan aktivitete të ndryshme edukativo-artistike për muajin e Letërsisë dhe atë të Historisë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/spektakli-i-nxenesve-te-turgut-ozal-per-festen-28-29-nentorin/