Ora News – Rama në Kolonjë: PD do të humbasë edhe më thellë në qershor

2016-11-22 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i falënderoi në sy qytetarët e Kolonjës, të cilët votuan Ilia Stefon për kryetar bashkie. Në një fjalim të mbushur me batuta, Rama tha se pas fitores të së dielës, ka ardhur koha e shlyerjes së borxhit.
Rama: Me shumë respekt në fillim më lejoni t?ju them; një falënderim shumë të madh për mbështetjen e jashtëzakonshme. Respekt për heroinën e Partisë Socialiste në Kolonjë, Artën, e cila shumë shpesh e bën me durim të madh rrugën, të cilën ne do ta mbarojmë një orë e më parë. Falënderoj mikun tonë të shtrenjtë, dhe bashkëpunëtorin tim të ngushtë Niko Peleshit, të cilit i thashë se do të bëjmë më shumë për Kolonjën, duke ia hequr ndonjë gjë Korçës.
Shitësit e broçkullave, duke ju referuar opozitës, sipas kryeministrit do të marrin një tjetër humbje po kaq të thellë në zgjedhjet e ardhshme.
Rama: Shitësit e broçkullave e morën edhe një mësim tjetër. Kur të vijnë këtu në qershor dhe në gjithë Shqipërinë do të marrin edhe një mësim më të madh.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-ne-kolonje-pd-do-te-humbase-edhe-me-thelle-nuk-merret-me-njerezit/

Free Traffic Exchange