Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri Blendi Klosi ka prezantuar në Komisionin e Çështjeve Sociale buxhetin e vitit 2017, por deputetët e opozitës sollën shembuj, ku sipas tyre ka patur abuzime pë të përfituar ndihmën ekonomike. Ministri Klosi garantoi ngritjen e një grupi pune për të verifikuar abuzimet.
Buxhetin prej 67 miliard lekë parashikuar në vitin 2017, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë do ta përdorë për të vijuar me reformat, si atë te pensioneve, ndihmës ekonomike, pagesën e paaftësisë, dëmshpërblimet për ish të përndjekurit si dhe investimet në arsimin profesional.
Klosi: Kemi bërë reforma të thella. Me këto para që kemi dhe me këtë buxhet që kemi do tu drejtohemi më qartazi grupimeve shoqërore dhe më me transparencë.
Deputetët e opozitës në Komisionin e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë sollën shembuj të abuzimit me ndihmën ekonomike, ku vetëm në qarkun e Elbasanit, sipas tyre, 22 persona kanë përfituar ndihmë ekonomike në mënyrë të padrejtë.
Arbiola Halimi: Kanë vila, kanë biznese dhe që njëkohësisht marrin dhe pagesën e ndihmës ekonomike. Në komunën Mjekës, në Elbasan.
Klosi: Duhet të kisha emra konkret për tu dhënë përgjigje konkrete sze pse këto 22 familje janë cilësuar si më të varfrit e më të varfërve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-ministrit-klosi-po-abuzohet-me-ndihmen-ekonomike-verifiko-listat/