http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me ligjin e ri që hyri këtë të martë në fuqi, për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë se Përgjithshme, kjo e fundit thotë se humbet një pjesë të rëndësishme të kompetencave të saj. Institucioni i akuzës sqaron se nuk është më strukturë vertikale, por horizontale. Kjo do të thotë që çdo nivel dhe çdo strukturë prokurorie funksionon si njësi më vetë, sa i përket hetimit. Burime nga Prokuroria theksojnë për Vizion Plus se, organi i akuzës nuk ka rolin drejtues dhe kontrollues mbi hetimin në prokuroritë e Apeleve dhe Prokurorive të Shkallës së Parë, përfshirë këtu edhe Prokurorinë e Posaçme që pritet të krijohet së shpejti.Akuza e quan një ngërç rolin inspektues mbi punën e prokurorëve, pasi këtë detyrë do ta realizoj Këshilli i Lartë i Prokurorisë, kur të krijohet. Prokurori i Përgjithshëm gjithashtu nuk ka të drejtë emërimi dhe propozimi te transferimit për vartësit e tij. Asnjë drejtues, përfshirë edhe kryeprokurorin, nuk ka asnjë rol drejtues mbi hetimet që zhvillojnë prokurorët që janë në strukturat e tyre. Çdo prokuror tashme është i pavarur në vendimmarrjen e tij duke ndjekur parimin e decentralizimit.