Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Takimi ?Rinia në Fokus? ka bërë bashkë në një bashkëbisedim sensibilizues nxënës të gjimnazeve të Durrësit, të dënuarit që vuajnë në burgun e qytetit bregdetar dhe Ministrinë e Drejtësisë. Klevis Bitro, dikur zyrtar i lartë në Ministrinë e Punës, sot i burgosur për abuzim me detyrën, u bëri thirrje të rinjve të mos dorëzohen para vështirësive dhe të zbatojnë ligjin.
Bitro: Doja me shumë kënaqësi t?ju thoja që të qëndronit në krah të njëri-tjetrit. Të zgjidhnit mirë shoqërinë tuaj. Pa diskutim të mbaronit shkollat dhe të ndiqni ëndrrat tuaja, dhe të mos i braktisni në asnjë rrethanë edhe në më të vështirat.
Ministri i drejtësisë, Ylli Manjani u kërkoi adoleshentëve të mos bien pre e personave të papërgjegjshëm apo situatave në shkelje me ligjin. Manjani foli dhe për amnistinë, për të cilën shpjegoi se po punohet me kujdes pasi eksperienca ka treguar që ata që kanë përfituar në të shkuarën kanë përsëritur veprat penale.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ish-shefi-i-kabinetit-te-kseres-keshillon-nga-burgu-gjimnazistet/