Ora News – 2017 vit i investimeve në kulturë, parashikohen 1.696 mld lekë

2016-11-22 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, pasi prezantoi projektbuxhetin në Komisionin parlamentar të Edukimit, tha se 2017 do të jetë viti i investimeve. Deputetët e mazhorancës kërkuan rishikimin e tatimit për honoraret e artistëve dhe TVSH e librave.
Projektbuxheti për Ministrinë e Kulturës parashikohet të jetë për vitin e ardhshëm në masën 1 miliardë e 696 milionë lekë.
Ministrja Kumbaro e quajti vitin 2017 si vitin e investimeve, duke paraqitur në Komisionin Parlamentar të Edukimit këto projekte.
Kumbaro: Ka filluar puna për ndërtimin e Qendrës Multifunksionale që do të vazhdojë me investim edhe në vitin 2017, rikonstruksionin e plotë dhe modern të Teatrit të Operas dhe Baletit 2017-2020, vazhdojnë me ritme të kënaqshme ndërhyrjet dhe rikualifikimi urban i Qafës së Pazarit dhe by-passit në Gjirokastër.
Si kërkesë e vazhdueshme e artistëve dhe e biznesit, deputeti PS-së, Fatmir Toçi, kërkoi rishikim të tatimit mbi të ardhurat nga honoraret e artistëve që është 10% dhe heqjen e TVSH së librave që akutalisht është 15%.
Toçi: Ky tatim që ka qenë 10% dhe është bërë 15% si për të gjthë honoraret e tjera që merren në të gjitha fushat. Kjo mund të ishte dhe zero. Dhe e dyta një problem madhor që ka mbetur prej vitesh ka ngelur i pazgjidhur, problem i taksës mbi vlerën e shtuar të librit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/2017-vit-i-investimeve-ne-kulture-parashikohen-1-696-mld-leke/