Rama: Fitorja, mësim për PD - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-22 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Rama shkoi vetë në Kolonjë, për të falënderuar votuesit për mbështetjen që i dhanë kandidatit të koalicionit të majtë, Ilia Stefo, në zgjedhjet për kryetar bashkie. Zgjedhjet sipas kreut të qeverisë, ishin një mesazh i qartë ndaj opozitës: Një leksion se qytetarët, nuk mund të tërhiqen prej hunde. Rama garantoi mbështetje për Kolonjën. Edhe pse pranoi se sidomos ne zonat rurale, ndryshimi nuk ka mbërritur ende. Një këshillë kryeministri ia dha edhe kryebashkiakut të ri Ilia Stefo: Hallin që nuk ma zgjidh, të paktën ma qaj. Kryebashkiaku i ri tha se do bëjë gjithçka për Kolonjën. Në garën e parakohshme në Kolonjë, kandidati i të majtës fitoi me rreth 2100 vota më shumë re rivali opozitar Dritan Hajro.

Free Traffic Exchange