Report TV - Fëmijët e të pushkatuarit Abdyl Sharra në Bunk’Art 2

2016-11-22 42

Fëmijët e Abdyl Sharrës, njërit prej intelektualëve më të njohur shqiptarë, që u pushkatua nga diktatura në vitin 1947, kanë vizituar këtë të martë Bunk?Art 2.

I biri Kel Sharra, vajza Artemisa Sharra Rustemi dhe mbesa Anna Sharra janë emocionuar duke parë fotografinë e tij në këtë muze.

Abdyl Sharra u pushkatua pas një Gjyqi të madh që u zhvillua me bujë në nëntorin e 1946-s, ku të akuzuarit u quajtën ?grupi i sabotatorëve të kënetës së Maliqit?.
Fëmijët e tij rrëfejnë tragjedinë e ekzekutimit të të atit që i la më moshë shumë të vogël.