Ora News – KQZ shtyn ndarjen e mandateve, kërkon të dhëna të sakta për popullsinë

2016-11-22 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk ka arritur të marrë një vendim për ndarjen e mandateve për zonat zgjedhore të vitit 2017. Opozita kërkoi informacion më të saktë dhe ballafaqim të shifrave për lëvizjen demografike, duke hedhur dyshime se rezultatet e ofruara nga gjendja civile janë të manipuluara. KQZ vendosi 5 me 2 për të kërkuar informacion të detajuar nga Ministria e Brendshme.
Komisioni Qëndror do të presë të dhëna të sakta për lëvizjet demografike para se të marrë një vendim për ndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore për vitin 2017.
Njazi Kosovrasti, përfaqësues i PD në KQZ: Pjesa masive e informacionit janë këto, lindje-vdekje, lëvizje, ardhje dhe ikje, kaq.Të gjitha këto informacione i disponojmë, nuk kemi pse shkojmë asgjekundi, vetëm në Drejtorinë e Përgjithshme.
Erdian Salianji, përfaqësues i PS: KQZ nuk mund ti futet një proçesi që të bëjë studimin se çfarë ka ndodhur në Shqipëri për katër vjet. Nuk mund të bëjë censusin KQZ. Ju duhet të thoni ku e keni problemin, në cilin qark është problemi, në cilin qarku ju doni të verifikoni hyrje-daljet, rritjet?
Votat u mazhorancës në KQZ u përçanë pas diskutimeve për të mbështetur ose jo propozimin e PD.
KQZ vendosi 5 me 2 pro kërkesave të opozitës për të kërkuar informacion të detajuar për lëvizjet demografike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kqz-shtyn-ndarjen-e-mandateve-kerkon-te-dhena-te-sakta-per-popullsine/

Free Traffic Exchange