Ora News – Rama në Kolonjë: PD do të humbasë edhe më thellë, nuk merret me njerëzit

2016-11-22 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Teksa përshëndeti fitoren e Ilia Stefës në zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Kolonjës, kryeministri Edi Rama, tha se opozita në zgjedhjet e tjera do të humbasë më thellë.
Kjo vjen për shkak siç tha kryeministri, pasi opozita nuk bën detyrën e saj.
Rama: Ajo që dua t?ju them sot është që herës tjetër do të humbin edhe më thellë. Shqipëria ka nevojë për të gjithë, ka nevojë edhe për opozitën. Qeveria jo vetëm që nuk është e pagabueshme por mund të bëjë shumë më tepër se ç?mund të bëjë.
Shqipëria ka nevojë për opozitën, pikërisht sepse një opozitë që bën detyrën e vet dhe jo duke u tallur me njerëzit, dhe jo duke u tundur përditë e përditë dordolecët e frikës përpara, bën që njerëzit edhe atëherë kur mund të ketë 1 mijë e një kritika dhe mërzira me qeverinë, ta ndëshkojnë opozitën pikërisht sepse nuk është zëdhënëse e shqetësimeve të tyre, por është vetëm zëdhënëse e dëshpërimit të vet të tërbuar vetëm e vetëm për pushtet dhe për asgjë tjetër.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-ne-kolonje-pd-do-te-humbase-edhe-me-thelle-nuk-merret-me-njerezit/

Free Traffic Exchange