Alarm meningjiti në Itali, vdesin dy gra - Top Channel Albania - News - Lajme

2016-11-22 3

Alarm në Toskanë, në zonën qendrore të Italisë, për dy raste vdekjeprurëse meningjiti. Një 64-vjeçare vendase dhe një 45-vjeçare ruse ndërruan jetë të prekura nga bakteri dhe tani po mbahen nën vëzhgim persona që kanë qenë në kontakt me viktimat, të dyja të pavaksinuara.