Ora News – BSH analizon buxhetin: “2017 mund të kthehet në rrezik për ecurinë ekonomike”

2016-11-22 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banka e Shqipërisë i ka sugjeruar qeverisë shqiptare të bëjë kujdes me nivelin e mbledhjes së të ardhurave dhe me nivelin e borxhit publik gjatë 2017.
Gjatë raportimit në komisionin e Ekonomisë guvernatori Gent Sejko e cilësoi të rrezikshëm vitin e ardhshëm për ekonominë duke qenë një vit elektoral. Kreu i Bankës së Shqipërisë e cilësoi të ulët nivelin e minimumit jetik
Tirane- Viti elektoral mund të kthehet në një rrezik për ecurinë ekonomike në vend. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko gjatë dhënies së opinionit për buxhetin 2017 i sugjeroi qeverisë që të bëjë kujdes në realizimin e planit për mbledhjen e të ardhurave dhe me borxhin .
Gent Sejko: Parashikimi i të ardhurave buxhetore dhe çdo parashikim tjetër ekonomik është i rrethuar nga pasiguri dhe rreziqe. Njohja dhe kuptimi i drejtë i këtij fakti bën të nevojshme marrjen e masave për identifikimin dhe njësimin e tyre dhe i hap rrugë administrimit efektiv të pasojave të mundshme. Procesi i hartimit dhe zbatimit të buxhetit do të përfitonte nga ndërtimi i skenarëve buxhetorë alternativë që do të viheshin në zbatim në rast të devijimeve të mëdha ng parashikimi.
Ndërkohë në përgjigje të interesit të deputetit demokrat Florion Mima, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë për herë të parë ka dhënë një opinion në lidhje me minimumin jetik i cili është nxjerë nga një vlerësim i avokatit të popullit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/2017-mund-te-kthehet-ne-rrezik-per-ecurine-ekonomike/

Free Traffic Exchange