Alfabeti që bashkoi shqiptarët - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-22 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Udha e Shkronjave që ne shqiptarët përdorim sot, ka qenë e gjatë, e vështirë e jo pak herë e mbushur me pyetje. Por, të gjithë bashkë u unifikuam me 36 shkronjat e shqipes 108 vite më parë, kur në Manastir u mblodhën dijetarët për të vendosur alfabetin me shkronja latine. Në trojet shqiptare asokohe përdorej më së shumti alfabeti i Stambollit, por ai i propozuar nga dijetaret dhe më i përshtatshmi për gjuhën dukej se ishte ai i shoqërisë ?Bashkimi? në Shkodër. 108 vite më vonë profesorët e gjuhës shqipe gjithsesi kanë rezerva për mënyrën se si i përdorim këto shkronja. Ndërsa për historianët, kjo përpjekje për unifikim me një alfabet të vetëm është më e hershme, që kur diaspora nis të botojë e më vonë me kërkesën që patën shkollat e para shqipe. 4 vite përpara pavarësisë shqiptarët kanë një alfabet, atë me shkronja latine. Por, a mjaftojnë vetëm konferencat për një ngjarje të tillë historike që bën bashkë shqiptarët edhe përtej kufijve zyrtarë të Shqipërisë?