Sejko: “Ok” buxhetit 2017 - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-22 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banka e Shqipërisë mbështet buxhetin e qeverisë për vitin 2017. Sipas guvernatorit Genti Sejko, drafti financiar është realist dhe i mundur që të realizohet. Duke raportuar në Komisionin Ekonomisë dhe Financave, guvernatori tha se konsumi i brendshëm po rigjallërohet, ndërsa inflacioni do të rrijë në 3 % vetëm në 2018. Nisur nga kjo situatë, banka thotë se për momentin nuk do të ketë më ulje të normës së interesit të lekut. Kjo gjë mund të ndodhë në 2017. Lidhur me rreziqet e mundshme të buxhetit, borxhi publik mbetet i ekspozuar nga luhatjet e e normave në tregjet ndërkombëtare, pasi 50% e tij është në valutën europiane. Por sërish mbetet pa përgjigje oferta me tepri e euros në tregun vendas, e cila së fundi ka pësuar një zhvlerësim në raport me lekun. Për të stimuluar më shumë ekonominë e vendit, guvernatori tha se është e rëndësishme edhe politika fiskale e qeverisë, si dhe zbatimi i reformave serioze që kanë impakt në treg.