Sulmohet “Kongresi i Manastirit” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-22 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne përvjetorin e 108 te Kongresit te Manastirit, një prej ngjarjeve me te rëndësishme per shqiptaret ku u njësua alfabeti shqip, është dhunuar shtëpia ku u mbajt Kongresi. Mëngjesin e kësaj te marte persona ende te paidentifikuar kane qëlluar me gurë dhe sende te tjera derën e godinës, ku gjendet shtëpia muze. Si pasoje e sulmit janë dëmtuar xhamat e saj. Por kjo dite e shënuar ka treguar sesa te brishta janë raportet mes shqiptareve dhe maqedonasve, pasi ne derën e ndërtesës është vendosur edhe nje parulle e mbushur me urrejtje, ku shkruhet ne gjuhen maqedonase: Vdekje shqiptareve. Ende nuk ka njoftime nga policia as per identifikimin dhe as per arrestimin e autoreve te sulmit. Kjo nuk është hera e pare qe ndërtesa e Kongresit te Manastirit dhunohet, pasi edhe vitet e shkuara ajo është bere pre e sulmeve me gurë nga maqedonasit, qe kane shkaktuar dëme materiale edhe brenda godinës. Gjate ditës se sotme ne Maqedoni është paralajmëruar mbajtja e disa aktiviteteve nga shqiptaret per te përkujtuar ate qe njihet edhe si Dita e Alfabetit.