Vrasja mafioze në Fier, a po përgatiste Nelgert Pata atentat? - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-22 44

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy ditë pas ekzekutimit mafioz të Nelgert Patës në Fier, policia ka në dorë prova të reja, të cilat mund të zbulojnë detaje për arsyen e vendndodhjes së 34-vjecarit në Fier. Burime të Vizion Plus pranë uniformave blu thanë se Pata i kishte kërkuar mikut të tij Halinanit i arrestuar tashmë për moskallëzim krimi, ta transportonte me automjetin e tij. Hetuesit dyshojnë se Pata do udhëtonte drejt Tepelenës. Pas kontrollit në makinën e tij tip benz me targa të vjedhura në Vlorë, të cilën Pata e kishte lënë në hotelin ku qëndronte, agjentët e policisë gjetën dy automatikë dhe një shishe benzinë. Këtu policia ka ngritur dyshime të forta se 34-vjecari po përgatitej për një atentat të mundshëm. Edhe pse miku i tij Halinani ka mohuar diçka të tillë dhe nuk ka thënë asgjë, policia dyshon se ai është bashkëpunëtor i viktimës dhe se po përgatiteshin për një atentat, por që ranë pre e tij. Për nga mënyra e ekzekutimit hetuesit dyshojnë se objektivi ka qenë mjaft i qartë për vrasësit. Pata qëndronte në sedijen e pasme të makinës tip Volsvagen kur i janë afruar nga prapa dhe kanë qëlluar në drejtim të tij nga xhamat anësorë. Plumbat lanë të plagosur Halinanin. Sipas policisë targat e automjetit të ekzekutorëve janë vjedhur në Milano të Italisë në vitin 2005 ndërsa kjo tregon që autoret janë profesionistë. Kjo sipas hetuesve pasi dhe identifikimi i denoncimeve në shtetin fqinj për automjete të vjedhura në atë kohë është mjaft i vështirë.