http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me argumentin se kishte një angazhim tjetër, ministri Saimir Tahiri kërkoi të largohej nga Komisioni i Sigurisë, edhe pse mbledhja nuk kishte përfunduar. Por për opozitën, largimi ishte shenjë e prepotencës së ministrit të Brendshëm. Flamur Noka bëri përgjegjës kreun e komisionit Spartak Braho, madje duke sulmuar ashpër atë. Sjelljen e deputetit opozitar, kryekomisioneri e vlerësoi si të papërgjegjshme. Debati i ashpër u zhvillua në mbledhjen, e cila do të duhej të diskutonte buxhetin e Ministrisë së Brendshme për vitin 2017. Por pak u fol edhe për këtë çështje. Akuza dhe kundërakuzat i zunë vendin shqyrtimit të buxhetit. Pasi debatet, sherret dhe akuzat u konsumuan, deputetët e shumicës votuan të vetëm në parim projektbuxhetin e Ministrisë së Brendshme.