http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Subvencionet dhe financimi i bujqësi e blegtorisë ishin premtimet që lideri i opozitës Lulzim Basha bëri gjatë takimit me fermerë në fshatin Mjekes të Elbasanit. Pasi është njohur me problemet e banoreve kryedemokrati tha se me partinë demokratike në pushtet, qeverisja do të jetë e qytetareve.?Programi jonë është për subvencione të drejtpërdrejta për fermerin; pa nipt, pa burokraci, në varësi të prodhimit bujqësor apo blegtoral shteti tu financojë drejtpërdrejtë me para në dorë. Por ju duhet ta kuptoni dhe jam i sigurte që e kuptoni që këtu nuk bëhet fjalë për zgjidhje teknike por kjo ka nevojë për vullnet politik. Nëse qeverisja u kthehet njerëzve, nëse buxheti vihet në funksionin tuaj, nëse shteti nuk mendon vetëm t?u vendosë taksa dhe këto para ti vjedhë, por mendon se si t?u vijë në ndihmë, atëherë sigurisht që ka zgjidhje. Bashkë të ndërtojmë një qeverisje për ju. Por padyshim që hapi i parë është të largojmë këtë qeveri e të sigurojmë zgjedhje të lira e të ndershme se me këtë qeveri nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme?, tha Basha.Lideri i opozitës akuzoi qeverinë se është larguar nga njerëzit dhe kjo është arsyeja se pse ata nuk duhet ta votojnë më.?Lekë për avion privat ka, lekë për ekspozita ka por lekë për ju nuk ka. Lekë për vaksina nuk ka, lekë për subvencione nuk ka, lekë për pensione nuk ka. Pse?! Sepse i ka marrë të gjitha për vete. Kaq e thjeshtë është. Kjo është e vërteta. Kjo është një qeveri dhe një kryeministër që mendon vetëm për vete. I ka harruar njerëzit. I ka vënë vizën njerëzve.?Gjatë këtij takimi Basha dëgjoi shqetësimet e fermerëve ku një ndër më të rëndësishmet është sëmundja e gjedhëve, dermatoza nodulare, që po dëmton gjënë e gjallë. Sipas kryedemokratit mungesa e investimeve është shkak i neglizhencës se qeverise.