Investimet në periferinë e Tiranës - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-22 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shumë shpejt të gjithë banorët që jetojnë në Çerkez në Zall-Herr do të kenë një rrugë e re me standarde më të mira dhe sinjalistikë. Pasi inspektoi nisjen e punimeve për rikonstruksionin e rrugës kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se ky investim do të përfundojë përpara afatit, për t?u ardhur në ndihmë banorëve.?Kemi filluar një proces shumë të fortë të investimeve në zonat rurale. Sot jemi në Zall-Herr për rrugën e ?Çekrezës?, pastaj me rrugën e ?Kasallës?, e cila do të nisë muajin tjetër. Besoj se pranverën e ardhshme do të na gjejë me dy investime shumë të rëndësishme. Janë dy arterie kryesore komunikimi. Kur komunikimi ndodh, edhe ekonomia zhvillohet pak më shpejt. Do të bëjmë maksimumin që ta mbarojmë përpara afatit dhe me të mbaruar rrugën e ?Çekrezës?, do të fillojmë me rrugën e ?Kasallës??,Veliaj tha se bashkia ka nisur një seri investimesh edhe në pjesën që njihet si kurora së Tiranës.?Investime do të ketë edhe në Zall Bastar e Zall Dajt, për të dhënë një mesazh shumë të qartë: Nuk ka rëndësi si kemi votuar, nuk ka rëndësi nëse jetojmë pranë Sheshit ?Skënderbej? apo në periferi, për Bashkinë e Tiranës të gjithë qytetarët janë njësoj. Aty ku ka qytetarë që quhen të Tiranës, trajtimi do të jetë njësoj, si në qendër të qytetit, ashtu edhe në periferi. Sigurisht, qendra e qytetit është shtëpia, është dhoma e pritjes, e secili prej nesh rregullon dhomën e ndenjes, sepse aty i vijnë të gjithë miqtë. Kjo është arsyeja pse patjetër do investojmë dhe në Sheshin Skënderbej, në Bulevardin e ri, por është shumë e rëndësishme që të gjitha dhomat e shtëpisë të trajtohen me të njëjtin dinjitet. Kjo është arsyeja pse, në fakt, në vitin e dytë të mandatit tonë fokusin më të madh do ta kemi te zonat rurale?, tha ai, ndërsa kërkoi bashkëpunimin e banorëve për realizimin e investimeve të bashkisë, të cilat do të përkthehen edhe në rritje të vlerës së pronës për ta?.Veliaj kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve të Zall-Herrit pasi për të ndërhyrë në këtë rrugë do të jetë e nevojshme të prishen edhe disa ndërtime te vogla pa leje.

Free Traffic Exchange