Ora News – Duka: Kolonjën ja kërkova Bashës, në Çlirim u shpërndanë lekë me tabaka

2016-11-21 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Humbja ishte e sigurtë, por diferenca mund të ishte më e vogël nëse zgjedhjet do të ishin fer?.
Kështu deklaron kreu i PAA, Agron Duka, pas humbjes së zgjedhjeve nga kandidati i kësaj partie për kryebashkiak të Kolonjës.
Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Duka e sheh këtë betejë si një mundësi për promovimin e partisë që drejton në të gjithë Shqipërinë.
Duka: Normalisht nuk ka ndonjë surprizë se është një zonë e majtë tradicionalisht, por ndoshta rezultati mund të kishte diferencë më të vogël nëse zgjedhjet do ishin fer, nëse do bëheshin normale. Që në fillim e dhashë këtë mesazh. Dëshiroja që PAA të afirmohej në një garë elektorale, ishte një parti e re. Pavarësisht se kishim mbështetjen e PD nuk kërkova që të ishte protagonist PD. Gjatë gjithë kohës u mundova që protagonizmin ta mbanim ne. Morëm barrën përsipër vetë. Unë gjykoja se ne do të fitonim. Por ne fituam, para 6 muajsh mora drejtimin e PAA dhe sot na njohin në gjithë Shqipërinë. Sistemuam strukturat.Para një muaji e gjysëm nuk kishim asnjë anëtar të PAA në Kolonjë, sot morëm 3 mijë e kusur vota, një përqindje e konsiderueshme nga PAA.Krijojmë një shtrat për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.Unë ja kërkova këtë Bashës, ma pranoi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/duka-pas-humbjes-ne-kolonje-fitoi-paa-na-njohin-ne-gjithe-shqiperine/

Free Traffic Exchange