Ora News – Fieri sërish pa landfill, Prefekti: Nuk ndërtohet në Mbrostar

2016-11-21 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prefekti i Fierit, Xhevit Bushaj, pohon se nuk do të firmosë vendimin e Këshillit bashkiak për landfillin e Mbrostarit. Pas takimit me banorët protestues, prefekti Bushaj pohoi se do ta kthejë vendimin për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve në Mbrostar, pasi parësore sheh interesat e komunitetit.
Pas protestave dy javore të banorëve të Mbrostarit, prefekti i Fierit Xhevit Bushaj konfirmon se do ta kthejë vendimin për ndërtimin e landfillit, pasi parësore sheh interesat e komunitetit.
Xhevit Bushaj: Duke parë shqetësimin për momentin të këtyre banorëve unë ua premtova dhe atyre, u thashë se unë do ta shikoj me përparësi duke e kthyer këtë vendim, duke sugjeruar që të gjendet zgjidhja më e drejtë në të mirë të këtij komuniteti dhe në të mirë të bërjes së këtij investimi që ju e dini shumë mirë sesa me mund dhe djersë merren fondet.
Më herët, Prefekti u takua dhe me banorët protestues, të cilëve u kërkoi 3 ditë kohë për të shqyrtuar projektin për impiantin e përpunimit të mbetjeve, çka ka krijuar mosbesim tek ta, ndaj kanë vijuar protestat.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fieri-serish-pa-landfill-prefekti-nuk-ndertohet-ne-mbrostar/

Free Traffic Exchange