Ora News – Dibër, rruga e Arbrit, Vlahutin: Kanë mbetur 25 km, do takohem me Dervishaj

2016-11-21 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rruga e Arbrit do të jetë ndër prioritetet e BE-së për të stimuluar zhvillimin ekoniomik të Dibrës. Pas një takimi në Bashkinë e qytetit verior, Romana Vlahutin, tha se infrastruktura do të jetë kyçi i rritjes ekonomike të rajonit. Diplomatja e BE ishte në Dibër në një aktivitet për të drejtat e fëmijëve.
Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, e cilëson parakusht për zhvillimin e Dibrës, Rrugën e Arbrit.
Në një vizitë në Bashki, diplomatja tha se mungesa e infrastrukturës po mban peng rritjen ekonomike të rajonit, në një kohë kur varfëria ka prekur mbi 60% të banorëve të kësaj zone. Ajo premtoi se do të interesohet për projektin me Ministrin e Transporteve, Besnik Dervishaj.
Vahutin: Rruga e Arbrit do të jetë pikënisja e punës sonë, po ashtu duhet të mendojmë se si produktet e këtij rajoni do gjejnë treg shitje.Fatkeqësisht dëgjova që 60% e popullsisë së zonës jetojnë në varfëri, ndaj po mendojmë se si mund ta ndihmojmë Bashkinë. Por Rruga e Arbrit mbetet thelbësore, do të sjellë ndryshimet e duhura për ekonominë dhe zhvillimin e rajonit. 25 km kanë mbetur dhe do takohem me Ministrin e Transportit për të kuptuar planet që kanë.
Ambasadorja Vlahutin tha se shumë shpejt delegacioni i BE-së në Tiranë do organizojë një takim me Kryebashkiakët e të gjithë vendit për për të diskutuar decentralizimin dhe nevojat për fonde që ata kanë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rruga-e-arbrit-vlahutin-kane-mbetur-25-km-do-takohem-me-dervishaj/

Free Traffic Exchange