Ora News – Buxheti i zhvillimit urban, Gjermeni: 11.6 mld lekë për 2017, prioritet strehimi

2016-11-21 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria ka parashikuar një buxhet prej 11.6 mld lekë për Ministrinë e Zhvillimit urban. Prioritet në këtë buxhet pritet t?i jepet proçesit të stehimit, program që parashikon mbështetjen e familjeve në nevojë përmes kredive të buta.
Projektbuxheti i Ministrisë së Zhvillimit Urban për vitin 2017 është parashikuar të jetë 11.6 mld lekë, ku 1.1 mld lekë janë parashikuar për shpenzime operative.
Ndër projektet më të rëndësishme, Ministrja Gjermeni vlerësoi në Komisionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese programin e strehimit, për të cilat Qeveria parashikon në buxhet fondin 560 mln lekë.
Gjermeni: Kemi parashikuar 560 milion lekë, nga të cilat 120 milion lekë për projektet dedikuar rikonstruksionit të 180 banesave të komunitetit rom dhe egjiptian. Pjesa tjetër, 140 milion lekë do të jetë e alokuar për rehabilimin e godinave ekzistuese të dala jashtë funksionit fillestar me qëllim strehimin e shtresave në nevojë.
Opozita ngrit si shqetësim uljen e buxhetin të strehimit në nivelin 25% dhe diskriminimin me fonde të Bashkive të djathta.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/buxheti-i-zhvillimit-urban-gjermeni-11-6-mld-leke-per-2017-prioritet-strehimi/

Easy Viral Banner Traffic