Report TV - Kodheli: Ushtria mbron Atdheun. Noka: Të luftojë drogën, hiqni syzet mavi

2016-11-21 0

TIRANE - Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli raportoi sot në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, ku iu përgjigj edhe pyetjeve të deputetëve të opozitës, lidhur me mundësinë e përfshirjes së Forcave të Armatosura në luftën kundër kanabisit.

Ministrja Kodheli theksoi se Forcat e Armatosura i kanë të përcaktuara në Kushtetutë detyrimet e tyre, që kanë të bëjnë me diçka më serioze, mbrojtjen e Atdheut.