Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Premtimin për shëndetësinë falas nuk e kanë besuar as vetë deputetë të mazhorancës. Petrit Vasili nënkryetar i LSI u shpreh se s?ka besuar asnjëherë në këtë premtim. Po ashtu, Vasili shprehu ankesa edhe për mospërfshirje në buxhet të investimeve të reja në shëndetësi.
Vasili: Në gjuhën e popullit është shërbimi falas. Nuk e kam besuar fjalën falas. Ky objektiv për një mijë arsye objektive është i pamundur të realizohet.
Beqaj: Ne kemi përfunduar këto ditë dy projekte të rëndësishme. Është një vlerësim ndërtim dhe pajisje 9.3 milionë euro.
Deputetja demokrate Albana Vokshi kërkoi që Beqaj të pranojë dështimin e shëndetësisë falas.
Vokshi: Sistemi kontributiv ke thënë i dështuar, ke thënë do ta ndryshojë. Nuk të shpëton zhurma, por përgjigju pyetjes.
Sipas parashikimit, Ministria e Shëndetësisë do të mbështetet në vitin 2017 me një buxhet prej 47 miliardë e 30 milionë lekësh që është me rreth 3 % më i lartë se viti i kaluar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vokshi-beqajt-sot-me-veze-dhe-domate-neser-ne-prokurori/