http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vitin e ardhshëm, të gjithë pjesëtarët e Forcave të Armatosura do përfitojnë rritje page. Ministrja Mimi Kodheli, gjatë raportimit për projektbuxhetin e vitit 2017, bëri me dije se rritja do të shkon në masën nga 5 - 7%. Por për opozitën, kjo rritje është e pamjaftueshme. E pyetur mbi mosdekretimin nga ana e Presidentit të Republikës të Jeronim Bazos në pozicionin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, ministrja dha këtë përgjigje. Ministrja e Mbrojtjes vuri theksin tek modernizimi i Forcave të Armatosura. Ajo njoftoi se Italia do të ndihmojë me 5000 armë moderne, vlera e të cilave shkon në 10 milionë euro, ndërsa Shtetet e Bashkuar me 500 mjete të blinduara, me vlerë 15 milionë dollarë. Para deputetëve Zonja Kodheli tha se gjatë vitit të ardhshëm ushtria shqiptare do të rrisë angazhimin e saj në misionet paqeruajtëse në botë. Po ashtu tha se Anija luftarake ?Oriku? i është bashkuar misionit të NATO-s për monitorimin e flukseve migratore në Mesdhe.