Report TV - Punësonin të mitura si balerina i përdorinin për prostitucion, rangosen 2 persona

2016-11-21 11

TIRANE-Punësonin vajza të mitura si balerina në lokalin e natës dhe më pas i detyronin ato që të ushtronin prostitucion.

Është kjo skema që kanë ndjekur Xhonatan Terpollari, Florian Bregu dhe një person tjetër.

Në një aksion të sektorit të trafiqeve të paligjshme në Policinë e Tiranës është zbuluar se në një ?Night Club? në Tiranë një 16-vjeçare ushtronte prostitucion.

Sipas burimeve të policisë fillimisht 16-vjeçarja M.D ishte rekrutuar nga Xhonatan Terpollari 21 vjeç dhe prej muajit korrik ajo ka ushtruar prostitucionin në ambientet e këtij lokali.

Sipas Policisë klientët gjendeshin nga Terpollari dhe nga dy pronarët e lokalit.

Ka qënë Florian Bregu i cili ka nxitur dhe ndërmjetësuar që e mitura të ushtronte prostitucionin. Në të njëjtën veprimtari kriminale është përfshirë dhe ortaku i Florian Bregut L. B, i cili është shpallur në kërkim.