TIRANE - Arbëreshi Loris Castriota Skanderbegh është një nga pasardhësit e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. I ndodhur në Shqipëri si pjesë e takimit të diasporës së organizuar nga Kryeministri Rama, Loris, pasardhësi direkt i Skënderbeut, ka vizituar vendvarrimin e heroit tonë kombëtar në Lezhë.
Ai thotë se është mëkat që Europa nuk e njeh siç duhet rolin e Skënderbeut, e aq më shumë rëndësinë që i ka dhënë bashkimit të saj. Ai thotë se Shqipëria duhet të jetë pjesë e Evropës