http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i Bashkimit Demokratik per Integrim, Ali Ahmeti kërkon serish votën e shqiptareve per te vazhduar me reformat e nisura qe sipas tij do ta afrojnë Maqedoninë me Bashkimin Europian dhe do te permiresojne jetën e te gjithë qytetareve. Mesazhet ai i përcolli ne fjalën e mbajtur ne konventën e BDI-se, te mbajtur ne Shkup.?Zgjedhjet e 11 dhjetorit janë vendimtare për çështje të mëdha a do ecim rrugës që unë e theksova më lartë apo do të zvarritemi dhe do të numërojmë ne BDI nuk kemi qenë zvarranik që kanë mëdyshje që nuk shohin pas malit, ne jemi rreshtuar krah atyre që duan progres që ky vend të ecë, ne jemi me Brukselin e demokracinë më të përparuar si SHBA prandaj të bëjmë punën tonë, urime fitoren nga sot dhe dalshim faqebardhë.?Ne anën tjetër, kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka vazhduar me retorikën e nacionaliste, duke sulmuar kryeopozitarin Zoran Zaev, i cili është shprehur se do te luftoje per ta bere gjuhen shqiptare zyrtare ne gjithë territorin.?Atë që thotë Zaevi për modelin zviceran për Maqedoninë duke e zyrtarizuar gjuhën shqipe në të gjithë territorin e Maqedonisë, vetëm vërteton atë që kam thënë më herët. Qytetarët e Maqedonisë asnjëherë nuk do të votojnë propozimet e Zoran Zaev për ta ndarë Maqedoninë që të futet në krizë më të thellë etnike.?Ndërkohe kjo e hëne shënon nisjen zyrtare te fushatës ne Maqedoni dhe tashme forcat politike kane zbardhur kalendarin e takimeve elektorale deri ne ditën e heshtjes zgjedhore përpara votimeve te 11 dhjetorit. Partitë shqiptare e nisin fushate me takime ne zonat rurale, ndërsa VMRO-DPMNE me nje tubim ne Ohër e LSDM nga Prilepi.