Fier, vritet në atentat Nelgert Pata - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-20 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ekzekutohet ne nje atentat te tipit mafioz nje ri në qytetin e Fierit. Nelgert Pata, u qëllua ne orët e drekës me armë zjarri brenda automjetit të tij, në aksin rrugor Fier ? Seman. Sipas policisë, Pata ka humbur jetën menjëherë, per shkak te plagëve të marra. Ndërkohe nje tjeter person qe besohet se ka qene bashke me viktimën, ka mbetur i plagosur dhe ndodhet ne spital. Makina në të cilën është gjetur trupi i pajetë është tip ?volkswagen?. Policia ndërkohe ka zbuluar edhe nje automjet te djegur rreth 700 metra larg vendit te krimit, e cila dyshohet se mund t?i përkasë autorëve të vrasjes. Ende blutë e Fierit nuk kane një version për motivin e atentatit që i mori jetën Gerti Patës. 34-vjecari ishte me origjinë nga Tepelena, teksa policia është fokusuar te e kaluara e me precedentë penale e viktimës. Nelgert Pata, ishte i dyshuar per vrasjen e 1 majit në lokal ?De Niro?, ne Tirane, ku u ekzekutua Elton Çiço. Për shkak të një njohjeve të vjetër që 34-vjeçari Pata kishte me Jani Aliaj dhe Renato Milloshi, autorë te vrasjes së Çiços, policia dyshon se ai ka bashkëpunuar nga burgu për eliminimin e tij. Vetëm 3 muaj nga vrasja e Çiços, Patës iu bë atentat më 21 gusht tek një lokal te ?Rruga e Kavajës?. Viktima kishte pak ditë që ishte liruar nga burgu, ku vuante dënimin për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit dhe dyshimet e para pas atentatit u lidhën me të shkuarën e tij kriminale.

Free Traffic Exchange