Ora News - Punësimi i mësuesve, 3 ditë afat për t’u regjistruar, në 21 janar provimi

2016-11-20 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në 21 janar mësuesit do t?i nënshtrohen provimit të shtetit nga ku do të hartohen edhe listat për punësimet e tyre në bazë të rezultatit. Data 23 nëntor është afati i fundit i vendosur nga MAS për dorëzimin e dokumenteve.
Tre ditë afat kanë mësuesit për të dorëzuar dosjen e regjistrimit pranë Drejtorive Rajonale Arsimore. Dosja me të gjithë dokumentet e kërkuara do të shërbejë për regjistrimin në portalin e mësuesit. Regjistrimet mbyllen në datën 23 nëntor ndërsa në 21 janar të gjithë mësuesit do t?i nënshtrohen testimit në të gjithë vendin sipas udhëzimeve të përcaktuara nga DAR. Në testim futen të gjithë mësuesit që kanë marrë tashmë licensën ndërsa portali shërben për testimin e njohurive të tyre si dhe punësimin në bazë të rankimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/punes-i-mesuesve-3-dite-afat-per-tu-regjistruar-ne-21-janar-provimi/