Kryeministri Edi Rama ia ka dedikuar Samitit të Diasporës, ku morën pjesë rreth 1000 shqiptarë nga 40 vende të ndryshme të botës, rubrikën "Komunikimi i Javës" në Facebook.
Kreu i qeverisë tha se ky Samit, i pari i këtij lloji në Shqipëri, është vetëm hapi i parë i nisjes së një bashkëpunimi të ngushtë me Diasporën shqiptare në botë. Kryeministri tha se brenda vitit të ardhshëm do të ngrihet Këshilli Kombëtar i Diasporës.