Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përballja mes Vllaznisë dhe Tiranës në basketboll për meshkuj u ndërpre për disa minuta për shkak të përpalsjes fizike mes lojtarëve në parket. Megjithëse në momentin fillestar u duk se kapiteni i bardhebluve Erkand Karaj kishte goditur trajnerin e Vllaznisë, Bledar Gjeçaj, pamje të reja zbulojnë se ka qënë tekniku i shkodranëve ai që ka goditur fillimisht lojtarin e Tiranës.
Takimi i javës së 6-të në kampionatin shqiptar të basketbollit mes Vllaznisë dhe Tiranës që u zhvillua në pallatin e sportit ?Qazim Dervishi? të qytetit të Shkodrës u njollos nga një episode i rëndë dhune. Në minutën e 9-të lojtarët e të dyja skuadrave u konfrontuan fizikisht duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes.
Në pamjet fillestare u shfaq kapiteni i Tiranës Erkand Karaj teksa godiste trajnerit e Vllaznisë, Bledar Gjeçajn, megjithatë një ditë më vonë u zbardh e vërteta e atij momenti.
Ku duket qartë që ka qënë tekniku i shkodranëve ai që fillimisht ka goditur 34 vjeçarin, e më tej ky i fundit ka reaguar.
Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/dhuna-ne-shkoder-trajneri-i-vllaznise-godet-kapitenin-e-tiranes-karaj/