Ora News – Bllokohet votimi në fshatin Çlirim, përplasje mes militantëve në Barmash

2016-11-20 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

U duk se do të ishte një proçes i qetë zgjedhor, por si duket me kalimin e orëve gjakrat janë ndezur në Kolonjë.
Në fshatin Çlirim, prej më shumë se dy orë është bllokuar proçesi i votimit, për shkak se Partia Agrare Ambientaliste pretendon se përfaqësues të kandidatit të PS-së, Ilia Stefo, po blejnë vota.
Në Qendrën e Votimit kanë shkuar forca të policisë. Gazetari jonë Everest Dedaj informoi se ?Shtabi Elektoral i PAA pretendon se kanë pamje filmike dhe foto të disa personave që sipas tyre janë staf i kandidatit të PS-së dhe që kanë tentuar dhe kanë blerë vota.Shtabi Elektoral i PAA do të bëjë dhe kallëzim penal për këta persona?.
Problematika ka pasur dhe dy qendra të tjera votimi. Në qendrën e votimit 4648/1 ku është pretenduar se një nga komisionerët e djathtë është kërcënuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bllokohet-votimi-ne-fshatin-clirim-perplasje-mes-militantevene-barmash/