Euro, pikiatë në tregun shqiptar - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-20 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Monedha europiane ka shënuar këtë javë një nivel mesatar prej 136 lekë, afro 2.3 % më të ulët se një vit më parë. Ky zhvlerësim gradual i euros përgjatë muajve të fundit duket se nuk ka një shkak kryesor, por ekspertët thonë se ka një ofertë të lartë të monedhës europine në treg. Tendenca zhvlerësuese e euros erdhi që pas zgjedhjeve në Amerikë, duke u reflektuar fillimisht në këmbimin më dollarin amerikan, kjo tendencë u reflektua edhe në tregun vendas. Por deri në fund të vitit ekspertët thonë se kursi mesatar euro/lekë do të qëndrojë në të tilla nivele rreth 136 lekë. Pavarësisht tendencave në tregjet ndërkombëtare dhe ato brenda vendit, oferta me tepri e monedhës europiane lidhet edhe me trafiqet e paligjshme në vend.