Policia e Shtetit ka organizuar aktivitete sensibilizuese në Ditën Botërore të Viktimave të Aksidenteve rrugore.
Policia bëri thirrje që drejtuesit e automjeteve të nderojnë, me një minutë heshtje të dielën në orën 12:00, të gjithë ata që kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore. Kur akrepat e orës shënuan 12:00, drejtuesit e mjeteve fikën makinat dhe mbajtën një minutë heshtje.