Report TV - Kolonjë, nis procesi i votimit për kryetarin e ri të Bashkisë

2016-11-20 1

Bashkia e Kolonjës voton sot për të zgjedhur kryetarin e ri të Bashkisë, pas ndarjes nga jeta të Arben Malos, rreth dy muaj më parë.

Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 në të 36 qendrat e votimit, në 8 njësi administrative të kësaj Bashkie.

Në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Kolonjës janë thirrur 16 700 votues.

Në garë për bashkinë e Kolonjës kandidojnë Ilia Stefo i mbështetur nga Aleanca për Shqipërinë Europiane (ASHE) dhe Dritan Hajro, kandidat i PAA-së, i mbështetur nga koalicioni i djathtë Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet (APPD).