Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qytetarët e Kolonjës votojnë sot për zgjedhjen e Kryebashkiakut të ri. Proçesi i votimit ka nisur në orën 07:30 dhe pritet të mbyllet në orën 19:00. Në zgjedhjet e pjesshme vendore votojnë 16700 votues.
Procesi ka filluar normalisht dhe nuk raportohen probleme.
Në garë për kreun e bashkisë së Kolonjës janë Ilia Stefo i Aleancës për Shqipërinë Europiane dhe Dritan Hajro për opozitën që garon nën siglen e Partisë Agrare Abientaliste.
Të shtunën KQZ njoftoi se partitë politike kanë zëvendësur komisionerët gjatë. Katër partitë që kanë të drejtën e pasjes së komisionerëve i kanë ndryshuar ato:
1.Partia Socialiste ka kërkuar 12 zëvendësime
2.Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar 15 zëvendësim
3.Partia Demokratike kë kërkuar 8 zëvendësime
4. Partia Republikane ka kërkuar 4 zëvendësime
Policia thotë se ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale në Kolonjë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kolonjaret-votojne-sot-per-kryebashkiakun-e-ri/